Denisa Gokovi: Pasiguritë, krimi, indiferenca dhe frikacakëria sjellin abuzim, pabesi dhe hakmarrje!
Në rregullin e pashkruar njerëzor, duhet forcë për të nënshtruar fajin “kopil”, sidomos në pengmarrjen e drejtësisë.
Në kafshatën e mjerimit, interpretohet frika dhe survejimi, deklaron pranimin si mbijetesë dhe degjenerimin si arritje!
Ka nga ato që synojnë të humbin, për të hequr dorë në momentin e parafundit, por që nuk funksionon, për të eleminuar shkaqet nga kurioziteti që ke filluar për veten!
E pra, “ushtarët e planifikuar” mburren me premtimet e tyre, por që zakoni i hedh tek urdhërat e shefit!
Vendosshmëria që luan lojën e përbashkët, ka humbës më tepër se ndërmjetës.
Fati është fatal dhe inagurues njëkohësisht!