Albspirit

Media/News/Publishing

Emigracion: Aplikimet për vizën e bashkëshortit kur është përdorur informacion fallco

Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve:

 

Pyetje nga lexuesi:

Po plotësoj një aplikim për green card për bashkëshortin tim. Unë jam shtetase amerikane dhe jetoj sëbashku me tim shoq në USA. Gjithashtu kemi edhe një djalë që ka lindur këtu. Im shoq më ka treguar se në të kaluarën nuk ka thënë të vertetën në aplikimin për vizë.

Unë vura re që në formularin për green card ka një pyetje rreth keqinformimit me qëllim për të fituar green card-ën. Nëse e pyesin nëse ai ka keqinformuar dhe  ai përgjigjet “Yes”, a do t’ja refuzojnë green card-en?

Anonim

E saktë. Aplikimi i tij do të refuzohej, nëse në të kaluarën ka përdorur mashtrimin. Nëqoftëse ai  përpiqet ta fshehë këtë fakt, situata mund të shkojë edhe më keq. Për fat ka një zgjidhje, por ti dhe bashkëshorti yt duhet të punoni shumë me qëllim që të dilni me sukses. Ju mund t’i kërkoni Shërbimit të Emigracionit dhe shtetësisë amerikane(USCIS) falje për keqinformimin e mëparshëm . Kjo quhet “hardship waiver”.

Një person që hyn në SHBA duke përdorur informacion falco në aplikimin për green card, mund ta fitojë atë, në qoftëse kërkesa për  “waiver” i aprovohet. Kjo ndodh në rastet kur personi është bashkëshort i shtetasit amerikan. “Falja” miratohet nëqoftëse ai mund të krijojë bindje se mohimi i statusit të rezidentit të përhershëm do të krijonte vështirësi të mëdha për bashkëshorten e tij amerikane. Është e kuptushme që këto lloj “wavers” nuk merren kaq kollaj. USCIS i shikon me vemendje rrethanat e personit që pret për t’i aprovuar faljen. Ky “waiver”nuk i jepet personit që atë ditë në intervistë. Ai duhet të jetë bindës dhe formuluar  në mënyrë bindëse. Nuk është thjeshtë si mbushje formulari dhe firmosje e tij. Waiver- është një dokument legal i komplikuar që duhet marrë shumë seriozisht. Nëse kërkesa për waiver(falje) i refuzohet personit i kërkohet të paraqitet përpara gjyqtarit të emigracionit. Dhe kjo mund të çojë në deportim. Këto kërkesa bazohen në situatën e bashkëshortit nëse  si rezultat,ai/ajo kalon në vuajtje të rënda, nëse kërkesa i refuzohet . Nuk ka një përkufizim të prere rreth nocionit “extreme hardship”. Ligji i emigracionit spjegon se  extreme hardship (vështirësi ekstreme shoqëruar me varfëri, deri në mjerim, shkatërrim) dmth më keq se  ai “normal”(kur ndodh thjesht ndarje e çiftit. “Waiver” duhet të japë spjegime të qarta për situatatën  ekstreme në të cilin do të ndodhej bashkëshorti po të deportohej. Si për shëmbull kur bashkëshorti është në gjendje medikale të rëndë si kancer, ose gjendje e rëndë e zemrës,  nëse do t’i duhej të largohej nga SHBA, në ato kushte shëndetsore. Gjithashtu kur largimi i bashkëshortit, pala tjetër mbetet pa mbështetje, pa kujdes.

Një situatë tjetër do qe nëqoftëse  përfiuesi i këtij statusi, kujdeset për  njeriun e tij i cili mund të jetë i vjetër në moshë,(prind) i pamundur, dhe ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e tij. Do të krijoheshin rrethana të vështira ekstreme për  të, nëse aplikanti largohej nga SHBA.

Nëse vëndi i aplikantit është opresiv, është  në gjendje të mjerë ekonomike ose në gjendje  lufte, Emigracioni do ta gjykonte atë si vështirësi extreme për jetesën e tij.  Vështirësi extreme do të gjykohej  edhe nëse personi ka një fëmijë nga martesa e mëparshme për të cilin do të ketë detyrim  material për një kohë të gjatë.

Rast tjetër  mund të jetë kur “kandidati” për  këtë status, ka një gjendje shëndetsore që e bën të pamundur  lëvizjen e tij jashtë shtetit, ose kur bashkëshorti ka qënë i/e diagnostikuar  me gjendje psiqike, si depresion për shkak të problemeve të bashkëshortit që “kërcënohet” me deportim nga Amerika.  Rast tjetër është kur shteti nga ka ardhur nuk ka kujdes shëndetsor për njerëzit.

Çdo rast është unik, dhe aplikanti duhet të spjegojë hollësisht faktet në mënyrë bindëse. Pra është e nevojshme takimi me një avokat të kualifikuar i cili do të ishte shumë i dobishëm për të.

Nëse lexuesit tanë duan të dijnë më shumë rreth kërkesës për  green card për bashkëshortët   vizitoni website të USCIS në adresën  www.uscis.gov

Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantёt e rinj. Ne duam qё ata tё jenё nё gjendje tё kёrkojnё ndihmё profesionale ligjore nё mёnyrё tё pavarur.

Ju falënderojmë për komentet e pyetjeve tuaja të vazhdueshme dhe do të përpiqemi t’u përgjigjemi sa më shumë prej tyre në të ardhmen.

Adresa jonë e E-mailit është kieranboth@verizon.net 

Please follow and like us: