Albspirit

Media/News/Publishing

Vjedhja në Itali, ish-gjyqtari Thanza merret i pandehur

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të marrë të pandehur ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Pasi mbylli hetimet në fund të muajit janar, Prokuroria arsyeton se Thanza duhet gjykuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Hetimi për ish-gjyqtarin Thanza nisi pas paraqitjes së tij para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për procesin e Vettingut, të cilin nuk e kaloi. Në këtë proces u zbulua një gjetje e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit se Thanza rezultonte i dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Pizës në Itali. Dënimi me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje në një supermarketi. Vuajtja e dënimit ishte pezulluar, por asgjë nuk ishte deklaruar rreth tij në formularët e dekriminalizimit. Si provë për dënimin e tij, Prokuroria ka edhe një letërporosi të ardhur nga Italia, e cila konfirmon se ish-gjyqtari Thanza është dënuar në shtetin fqinj për vjedhje.

Please follow and like us: