Albspirit

Media/News/Publishing

Sinan Kërpaçi: AFROJ MIQËSI BURGU

Mos e vra veten te Gjoli
ku këndoi Poeti për dashurinë
pa bujë!
Eja në burg,
eja tek unë të gjesh lirinë.

Nuk je i pari që shkel këtu,
dy të mëdhenj sa ikën,
por ishin me mua si në shtëpi…

Eja, bëj me mua ca burg
të bëhesh njeri.

Lëre Lasgushin te Gjoli
t’i këndojë dashurisë
pa bujë!
Eja te burgu buzë Erzenit,
eja tek unë
të recitojmë bashkë:
“Fluturoi dhe shtërgu i fundit…”,
të ngjitemi në Mal të Thatë
dhe të shikojmë ku e çuam Atdheun.

24 mars 2019

Please follow and like us: