Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta në Kosovë/Publikohet fotoja e rrallë e Fjolla Morinës në krahët e nënës së saj

Në ditën përkujtimore të nisjes së bombardimeve nga forcat aleate të NATO-s ndaj bazës ushtarake serbe, në mediet kosovare, janë publikuar disa foto nga ngjarja e vitit 1999. Ndër fotot e publikuara, ajo që bie në sy është dhe këngëtarja Fjolla Morina. Gjatë periudhës së luftës Kosovë-Serbi, shumë banorë të Kosovës u detyruan me forcë, të shpërnguleshin nga trojet e tyre, duke emigruar në vende të ndryshme, pjesa më e madhe në Shqipëri. Me sa duket një nga artistët e skenës shqiptare që ka përjetuar tmerret e luftës ka qenë dhe Fjolla Morina. Një foto e rrallë e këngëtares, në gjendje të fikëti, është publikuar në mediat kosovare. Kjo foto e shkrepur në vitin 1999 është një ilustrim i gjithë tmerreve që kanë përjetuar kosovarët, midis tyre dhe Fjolla, e cila ka qenë një ndër emigrantët e bastisura nga vendi i saj. Në foto shfaqet dhe nëna e saj, e cila mban në krah të bijën, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Please follow and like us: