Albspirit

Media/News/Publishing

Koço Kokëdhima: Rama ia kaloi Eskobarit

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, deklaroi se Shqipëria është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën dhe ky trafik komandohet nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane. Raporti thotë se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

ZGJIDHJA ka theksuar se në krye të vendit është karteli i drogës që kanabizoi vendin në vitet 2016-2017 dhe që përdori paratë e krimit për të blerë votat në vitin 2017. Rama ia kaloi edhe Eskobarit të Kolumbisë dhe e vuri shtetin në shërbim të trafikantëve të drogës, shndërroi Policinë e Shtetit në hamalle të trafikantëve dhe e përdori cash-in për të blerë pushtetin.

Këto unë i deklarova më 19 maj 2018,  në ‘News 24’:

“Në gjithë botën e dinë që Rama është i përfshirë vetë. E dinë të gjithë që Saimir Tahiri ishte një punonjës i tij në drejtimin e kartelit të marijuanës. E dinë të gjithë drejtorët dhe shefat e policisë, pasi ishin të urdhëruar të merreshin me këtë veprimtari. Nuk është se ata u thirrën nga mafiozët. Policia i thirri mafiozët nën urdhra për të bërë atë që bënë.

Shqipëria është sot në ditët e saj më të errëta. Ka shkuar në ditën kur gjithë Policia e Shtetit u shndërruar në një ndërmarrje gjigante e drogës. Ky zotëria kryeministër e adhuron dhe e ka idhull Eskobarin. Mirëpo as Eskobari nuk arriti dot ta vërë tërë Policinë e vendit të tij në shërbim të drogës”.

Please follow and like us: