Albspirit

Media/News/Publishing

Mblidhet Forumi Kombëtar i partisë ZGJIDHJA, projekt-rezolutë për zgjedhjet dhe reformën zgjedhore

Partia ZGJIDHJA mblodhi sot në Tiiranë Forumin Kombëtar. Në fund të punimeve të tij u miratua edhe Projekt-Rezoluta e këtij Forumi që u bëri thirrje gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe simpatizantëve të Partisë Zgjidhja që të përgatiten për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Forumi vendosi që ZGJIDHJA të regjistrohet si subjekt elektoral për zgjedhjet vendore 2019, por theksoi se nuk kjo parti nuk shkon në zgjedhje jogjithëpërfshirëse dhe se reforma zgjedhore duhet të bëhet përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare.

ZGJIDHJA u shpreh se është e gatshme që të bashkëpunojë me PS, PD dhe LSI për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, por ajo nuk do të pranojë të bëhet palë me to derisa ato të pranojnë kushtet për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Forumi vendosi që të thërrasë Kongresin e partisë në 30 Prill 2019.

Projekt-Rezolutë e Forumit Kombëtar të Partisë ZGJIDHJA

Bazuar në nenin 43 të Statutit të Partisë ZGJIDHJA, u mblodh dhe u zhvillua sot, më datë 29.03.2019, Forumi Kombëtar i Partisë Zgjidhja.

Pasi dëgjoi fjalimin programatik të mbajtur nga Kryetari i Partisë Zgjidhja, z. Koço Kokëdhima, si dhe diskutimet nga anëtarësia e këtij Forumi, në përfundim të punimeve u paraqitet për votim Projekt-Rezoluta e kësaj Konference si më poshtë:

  1. Pas shqyrtimit propozohet për votim dhe miratim fjalimi i mbajtur nga Kryetari i Partisë Zgjidhja, z. Koço Kokëdhima.
  2. Me qëllim forcimin cilësor të rolit të Forumit Kombëtar të Politikave të Partisë ZGJIDHJA përbërja e tij do të jetë me 131 anëtarë. Çdo anëtar i forumit duhet të nënshkruajë deklaratën e angazhimit.
  3. Forumi u bën thirrje gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe simpatizantëve të Partisë Zgjidhja që të përgatiten për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Në këtë kuadër Rajonet, Kordinatorët e Qarqeve dhe drejtuesit e partisë në Bashki të vijojnë punën duke paraqitur kandidaturat përkatëse për kryetarë bashkie, kandidatë dhe projektlista për anëtarë të këshillave bashkiake, si dhe listat mbështetëse për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor.

Forumi Kombëtar i Partisë ZGJIDHJA vendosi që:

1-Të rregjistrohet Partia si subjekt elektoral për zgjedhjet vendore 2019.

2-ZGJIDHJA nuk shkon në zgjedhje jogjithëpërfshirëse.

3-Reforma zgjedhore duhet të bëhet përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare.

ZGJIDHJA është e gatshme që të bashkëpunojë me PS, PD dhe LSI për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, por ajo nuk do të pranojë të bëhet palë me to derisa ato të pranojnë kushtet për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Ajo mbështet Rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian për Shqipërinë, më 30 nëntor 2018, ku theksohet se:

a.- Miratimi i Reformës Zgjedhore është kushti kryesor për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, vendim që do të merret në qershorin e vitit 2019.

b.- Duhet bërë depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore.

c.- Duhet transparencë në financimin e fushatës, regjistrimi i votuesve, përdorimi i teknologjive të reja të votimit si dhe të garantohet votimi jashtë vendit i diasporës.

ZGJIDHJA kërkon:

Ndryshime rrënjësore të ligjit zgjedhor në respektim të Kushtetutës.

Kodi Zgjedhor të garantojë të drejtën e sovranit për të zgjedhur drejtpërdrejt përfaqësuesit e tij në parlament dhe në pushtet vendor; ndershmëri dhe barazi të plotë zgjedhore midis partive politike që konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore; pluralizmin e dhe përfaqësimin adekuat të votës proporcionale të popullit; depolitizimin e plotë të Komisioneve Zgjedhore duke filluar nga KQZ-ja e deri te Komisionet e Votimit dhe ato të Numërimit etj.

Për zbatimin e këtyre detyrave konkrete ngarkohet Kryesia dhe Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Zgjidhja;

Të hartohen prioritetet e Partisë ZGJIDHJA për pushtetin vendor dhe t’i paraqiten për miratim Kongresit.

Të hartohet një draft me kërkesat që duhet të zgjidhë Reforma Zgjedhore.

Forumi vendosi të thërrasë Kongresin e partisë në 30 Prill 2019 me këtë rend dite:

Analizë e veprimtarisë së Partisë Zgjidhja nga momenti i regjistrimit të Saj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Objektivat kryesore që synon të realizojë Partia në këto zgjedhje.

Shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i Statutit dhe Prioriteteve të Partisë Zgjidhja për qeverisjen vendore.

Miratimi i Projekt-Rezolutës së Kongresit Zgjedhor të Partisë Zgjidhja”.

Mbledhja e Përfaqësisë së Kongresit do të bëhet ditën e hënë, më datë 22 prill 2019.

Tiranë, më 29 mars 2019

Please follow and like us: