Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Midis së mirës dhe të keqes

Njerëzit janë të ndarë në të “mirë “dhe në të “këqinj”; të mirët janë më pak në numër ndaj të këqinjtë fitojnë gjithnjë sepse mendojnë se të gjithë janë të tillë, kurse të mirët mendojnë se janë të gjithë t’mirë e nuk luftojnë me armët e tyre. Në historitë e ndryshme lufta mes të mirës dhe të keqes ka qënë e gjatë dhe kjo e fundit gjendej gjithnjë një hap para së mirës, sepse e bardha dhe e zeza gjenden brenda nesh, varet cilën faqe duam të nxjerrim në pah, e ndonjëhere mjedisi në të cilën, rritemi, kultivohemi e ndërtojmë jetët tona na e dikton pazgjidhshmërisht këtë gjë.
Ama në fund dhe pse duhet një rrugë e gjatë triumfon e mira…
E shkruajta sot këtë status sepse është e dielë, jemi pushim e kemi kohë për të reflektuar dhe nuk është e tepert nëse them që rruga drejt së mirës nuk është pamundur, ti bej pjesën tënde dhe padyshim që ndonjëhere ligësia luftohet me mirësi…

Post Scriptum: Mesazhi im buroi nga një libër që po lexoja këto ditë. Të ruhesh nga të “këqinjtë” që na rrethojnë është një luftë e përditshme, e lodhshme dhe sfidë më vete, por duhet ta bëjmë sepse ligësia që mbart tjetri t’i helmon pak e nga pak e pa e kuptuar ditët e tua, e në vend të paqes duhet të aktivizosh receptorët mbrojtes për t’u mbijetuar ligësive që burojnë së brendshmi tek të “këqinjtë”.

Please follow and like us: