Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Çitaku: Përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen që i ka bërë Kosovës ndër vite

Ditën e djeshme, Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare. Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku e cila përmes një postimi në Facebook, është shprehur se asnjëherë më parë kaq shumë emocione dhe solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan. Ndërsa sot Çitaku është shprehur jashtëzakonisht falënderuese ndaj kongresmenit Eliot Engel për përkrahjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite. Ajo gjithashtu falënderon Harry Bajraktari, biznesmeni shqiptaro-amerikan që e ka njoftuar Engel për Kosovën. “Asgjë nuk ndodhë rastësisht dhe asnjë e arritur substanciale nuk bëhet pa punë sistematike. Seanca e djeshme në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pa mundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues i këtij komiteti të rëndësishëm. Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite.
E kongresmeni Engle nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari. Siç e tregon shpesh kongresmeni, para më shumë se 30 vite, në zyrën e tij kishte trokitur Harry, dhe kishte filluar t’i tregojë për Kosovën. Që atëherë kishte filluar një miqësi e fortë mes dyve. Harry e ka sjellur kongresmenin Engle shumë herë në Kosovë. Edhe gjatë ditëve tona të vështira. Faleminderit Harry”, ka shkruar Çitaku.

Please follow and like us: