Nora Malaj: Mirënjohje ndër breza për ju, dëshmorët e luftës!
Mirënjohje ndër breza për ju, dëshmorët e luftës! 🌹🇦🇱
Sot kalendari shënon 5 Maj!
Dita e Dëshmorëve të Kombit, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ndaj dhe ne sot erdhëm së bashku me LRI, te busti i Qemal Stafës, për të nderuar misionin dhe gjakun e të rënëve, për lirinë e vendit dhe të
popullit tim.
Si Qemali ishte dhe Jaçe Malaj, 18- vjeçari, djali nga Tërbaçi, që dha jetën për një Shqipëri plot dritë e begati, xhaxhai i familjes sonë, që në këtë ditë e kujtojmë e nderojmë.
Si Qemali ishte edhe Foto Nako, djali sypatrembur i Nivicës, dajua im i shtrenjtë, që nuk u tremb në asnjë çast e luftoi si luan. Si Qemali janë 28 mijë dëshmorë të rënë për idealin më të madh, për ta parë vendi të lirë e të lulëzuar!
Sot u përkulëm me nderim, vlerësim e respekt për të çuar deri në fund amanetin e Qemalit, Jaçes, Fotos dhe të gjithë dëshmorëve e heronjve, që dhanë jetën, gjakun, në lulen e rininë që ditët më të bukura për shqiptarët të vijnë!
Vlerësim e mirënjohje për të gjithë ata partizanë e partizane (gjyshërit tanë), që luftuan me idealizëm, për lirinë e vatanit të tyre.
Lavdi veprës suaj e mirënjohje për jetën, për të gjitjë brezat që vijnë!
Ai komb që di të vlerësoj heronjtë e tij dhe të shkuarën shkuarën, di të ndërtoj të ardhmen për brezat, pa gabuar!
Mirënjohje përherë! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🌹🌹🌹🌹

