Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Hapet më në fund stadiumi në formë ‘vagine’

Një formë aspak të zakontë ka stadiumi më i fundit i projektuar nga Zaha Hadid. Arkitektja e ndjerë britanike-irakiane, e cila ndërroi jetë në vitin 2016, ka realizuar shumë vepra madhështore dhe një prej tyre është një nga stadiumet e reja në Katar. Forma e stadiumit është frymëzuar nga varkat tradicionale që kanë përdorur gjithnjë peshkatarët e zonës, por sot, komentuesit e bënë virale për një tjetër arsye, për faktin që ka ngjashmëri me vizatimet e gjenitaleve femërore. Siç pritej, kjo i dha më shumë famë se arsyeja origjinale e formës. Përveç arkitekturës së veçantë dhe moderne, kjo vepër, e cila po ndërtohet në mes të nxehtësisë së shkretëtirës,  mbart një teknologji shumë të përparuar për sa i përket sistemit të ajrimit. Kondicionerët e teknologjisë më të fundit pritet t’ua ulin temperaturën tifozëve deri në 22 gradë celsius. Arkitektët kanë preferuar të hapin stadiumin me heret se afati i vendosur, qe korrespondonte me fillimin e kampionatit të Kupës së Botës në 2022.

Please follow and like us: