Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Leskaj rikthehet në krye të KLSH

Bujar Leskaj do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), deri kur të zëvendësohet nga një drejtues i ri. Kreu i KLSH-së, pas përfundimit të mandatit të tij, ia kishte deleguar kompetencat zëvendëskryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos. Në vendimin e bërë publik ditën e sotme, Leskaj ka firmosur për heqjen e delegimit të kompetencave të tij  tek zv.kryetarja Milo, e cila mësohet se është tërhequr për arsye personale nga ushtrimi i detyrës të kryetarit. Sakaq, në vendimin e firmosur, Leskaj thekson se do të shërbejë në krye të KLSH-së deri në zëvendësimin e tij, me synim garantimin e vijueshmërisë së veprimtarisë së këtij organi të rëndësishëm.

Please follow and like us: