Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Dorëheqja

Image result for rama me bashen

 

Një nga defektet më vrastare në këto vite demokraci ka qënë instalimi i institucionit të dorëheqjes. E ka bërë vetëm Fatos Nano më 2005 kur Partia Socialiste humbi zgjedhjet. Dha dorëheqjen dhe u largua nga politika. Kjo ndodhi pas shumë e shumë protestash me moton ‘Nano ik’. Atë kohë opozita me Sali Berishën kish ca ndihmë edhe nga lëvizja ‘Mjaft’ e Erion Veliajt. Një lloj protestuesi hibrid që suportonte kryebashkiakun e Tiranës për të marrë drejtimin e PS dhe postin e kryeministrit. Gjë që u vërtetua më pas dhe akoma dominon një mbështjetje e fortë karshi njëri-tjetrit.

Por jemi tek Fatos Nano, ose më saktë institucioni i dorëheqjes. Nano iku dhe nuk u kthye më politikë. Por as nuk përfol për korrupsion! Qe një hapje krahu që në botën perëndimore është më se normale. Ai tentoi të kthehej dy a tri herë, kjo për postin e presidentit pikërisht atëherë kur moduli me 84 vota dhe 3 raunde çonte vendin gjithnjë në ngërçe institucionale. Kjo më tepër për shkak të mungesës së një kulture demokratike në komunikim të faktorit politik, jo se nuk vlente ligji! Në fund të fundit ishte një tentativë me vlerë, pasi ruajtja e unitetit dhe ekuilibrave kërkon një përvojë të pasur politike. Nano e kishte, për më tepër ngritjen e institucionit të dorëheqjes. Se zakonisht në botën perëndimore njerëz me të shkuar të tillë kanë qenë dhe janë të suksesshëm, por edhe të vlefshëm për vendin. Kjo për të hapur edhe një kapitull të ri për demokracinë tonë, ku ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-ministrat t’u shërbejnë auditorëve në fakultete. Ose zyrave të institucioneve ku vepruan si këshilltarë.

Kjo është shumë larg në vendin tonë, pasi të vjen për të vjell kur sheh një ish drejtues të lartë përshembull nga drejtësia, si avokat të karteleve të drogës dhe krimit. Eshtë një stil që u shkon për shtat shijeve të vendeve të botës së tretë, atyre me histori luftrash civile, shtet gangsterësh, deri në vrasje në masë. Mirëpo ambicjen e Nanos e vrau pikërisht partia nga ai vinte, tashmë e transformuar në një rilindje mjaftistësh të dirigjuar me kohë nga një person të cilin Fatos Nano ia bëri dhuratë PS nga rrugët e Parisit.

Nuk e ka dhënë tjetër kush një dorëheqje të tillë. Kjo e Berishës ishte gjysmë dorëheqje, sepse është akoma në politikë dhe shumë aktiv. Një gjysmë dorëheqje bëri edhe Fatmir Mediu me çështjen e Gërdecit, por jo hapje krahu. Mund të përmendim edhe emra të tjerë, por nuk kanë qenë të rëndësisë Nano a Berisha.

Sot koha i ka dhënë një mundësi Ramës. Nuk ka për ta dhënë, mund të jetë duke bërë ecejake dhe më shumë se këshilltarët flet ai. Të palarat do i kujtoni më vonë kur dikush të filloj të shkruaj kujtimet, siç ndodh me rastin konkret të presidentit fasadë Bamir Topi me gjithë bashkëpunuesit e tij. Të gjitha ata që merren me kujtime shqiptare, harrojnë një gjë, se gracka e krijimtarisë këtu është më e madhe se në çdo rast tjetër. Pasi bie kollaj brenda në mbushjen e mendjes se vetëm ti ishe i papërlyeri dhe se të tjerët katran me bojë. Edhe ne në vitet që do vinë do shohim këtë kryeneçësi ramiziste që pasi dështoi me tentativën për t’i dhënë vendit opozitë në Kuvend, ka nisur këtë të letrave dhe dialogut.

Pashë mbrëmë në një studio ku një intelektual vetëm pse mban syze firmato fliste për mungesën e dëshirës a dialogun e munguar me opozitën. Deri dje u thoshte qytetarëve se ajo ishte opozitë rruge, opozita reale është në Kuvend. Ky është një nga detajet që tregon pikërisht atë që pashai i pallatit me piktura veç grup këshillmor nuk ka, nuk dëgjon, nuk pranon. Vetëm sa shpërndan direktiva.

Ajo që e ka nervozuar Edi Ramën është pikërisht dhe fakti që opozita e mbrëmshme mbajti një protestë-koncert, jo protestë – protestë. Megjithëse unë vetë këtij soji do i meritoja një lëvizje si ajo jelekëverdhëve në Francë. Kësisoj protesta-koncert ia ka mbyllur ekranin për imazhin e Shqipërisë, megjithëse i kanë dhënë plot përgjigje për t’u zgjuar nga mbushja e mendjes qytetarët në murin e FB të tij. Por edhe po u dorëhoq, nuk ka për t’u larguar nga politika, pasi institucioni i hapjes së krahut është një ngrehinë pa themele, pa mure, pa çati.

Please follow and like us: