Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Në pritje të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë

Image result for progres raporti per shqiperine

Të mërkurën del progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë.
Të mërkurën finalizohen rezultatet për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

Sipas projeksioneve paraprake, zgjedhjet dëshmuan një shumicë pro Europiane, por me një zhvendosje pushteti nga partitë tradicionale të qendrës së majtë e të djathtë, tek forca të tjera të qendrës, si të gjelbrit e liberalët. Pa ata, nuk mund të ketë shumicë solide Pro Europiane. Dhe këta të fundit, “kingmaker”-at e aleancës proeuropiane, sapo deklaruan ndryshime radikale për një Europë demokratike dhe të qëndrueshme.

Thënë ndryshe, Europë po!
Si deri më sot, jo!
Dhe një kujdes i jashtëzakonshëm përballë çerekut të parlamentit me euroskeptikë dhe nacionalistë.

Ndaj progres-raportet dhe vendimet për zgjerimin do kalojnë në lupa nga njerëz të rinj e me mendësi të reja. Në maxhoranca jo më tradicionale.

Çfarëdo del nesër në progres-raport, nuk thotë asgjë për perspektivën e negociatave për Shqipërinë.
S’ka më Knut që bën derman.
Por nëse Europa reformohet, kërkon ndryshime radikale, nën gjurmimin e euroskeptikëve e nacionalistëve a kemi ne më luksin të qëndrojmë në krizë e tranzicion?

Please follow and like us: