Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet raporti i Komisionit Europian për krizën politike

*Polarizimi i fortë vazhdoi në sferën politike. Aktivitetet parlamentare u prekën nga një bojkot i zgjatur nga partitë opozitare, të cilat pastaj lanë edhe mandatet e tyre parlamentare në shkurt 2019. Më shumë se gjysma e mandateve të braktisura parlamentare tani janë ri-shpërndarë nga KQZ dhe kuorumi për funksionimin e plotë të Parlamentit mbahet.  Partitë e opozitës vendosën të mos regjistrohen për zgjedhjet lokale, të cilat janë planifikuar më 30 qershor 2019. Aksioni i partive kryesore të opozitës ka ndikuar negativisht përpjekjet për një reformë bipartiane zgjedhore pavarësisht nga përpjekjet e shumicës për të ecur përpara.

*Shqipëria është e përgatitur mesatarisht në atë që ka të bëjë me reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet vazhduan në disa fusha të lidhura, duke rezultuar në njëfarë progresi në efikasitetin dhe transparenca e ofrimit të shërbimeve publike, përmirësimi i kuadrit rregullator mbi ndikimin vlerësimin e politikave, procedurat më transparente të rekrutimit dhe forcimin e përgjithshëm të kapacitetit të administratës për të ndërmarrë procedura të bazuara në merita.

*Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka një nivel të mirë të përgatitjes. Zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar me një rezultat të mirë dhe përparim të përgjithshëm. 
Ri-vlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i verifikimit) ka përparuar vazhdimisht, duke prodhuar rezultate të prekshme. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vazhduar të mbikëqyrë procesin.

*Progres i mirë është bërë në luftën kundër korrupsionit, kryesisht më adaptimin e Planit të Punës 2018-2020. Vendosja e task forcës anti korrupsion ka rritur kontrollin ndaj administratës. Aksesi direkt në databazat për prokurorët dhe policinë është përmirësuar. Progres i mirë ka vijuar në dokumentimn e investigimit dhe hetimi të rasteve të korrupsionit .raste konkrete të luftës kundër korrupsionit janë procesi i vettingut i ciliu ka shkarkuar një numër magjistratësh të niveleve të larta. Krijimi i KLP i hapi rrugë krijimit të SPAK dhe dhe byrosë kombëtare tëq investigimit. Gjithësesi korrupsioni prevalon në shumë zona dhe mbete një problem që duhet adresuar.

*Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër krimit të organizuar. Operacionet e policisë për të shkatërruar organizata kriminale janë intensifikuar. Disa nga këto operacione kanë rezultuar në arrestimin e disa prej elementëve më të rëndësishëm të kërkuar për krim të organizuar. Vitet e fundit Shqipëria ka treguar angazhim për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Në dy sezonet e kaluara të të korrurave, vëzhgimi nga ajri ka treguar se në Shqipëri nuk kultivohet më kanabis. Përpjekjet megjithatë duhet të vazhdojnë, sidomos në fushën e pastrimit të parave dhe konfiskimin e aseteve që vijnë nga paratë e aktivitetit kriminal.

*Transparenca mbi buxhetin ka përmirësime sepse të gjitha dokumentat kryesore mbi buxhetin janë publikuar. Pjesëmarrja e shoqërisë civile në buxhetim duhet të forcohet më shumë. Raporti për implementimin e buxhetit të 2017 u publikua. Megjithatë informacioni mbi asetet shtetërore në këtë raport nuk është i mjaftueshëm për të bërë një krahasim më buxhetin origjinal.
Financimet publike nuk mjaftojnë për të mbuluar mungesat në infrastrukturë kështu që janë implementuar skema të partneritetit publik privat.
Rritja e varësisë ndaj PPP-ve gjeneron rreziqe fiskale. Agjencia e sapokrijuar për rrezikun fiskal nuk ka kapacitetin e duhur për të monitoruar këto rreziqe.
Shumica e kontratave të PPP-ve janë bërë në bazë të propozimeve të pa kërkuara, gjë që ka dëmtuar konkurencën. Në fund të 2018, regjistri i koncesioneve tregon se janë bërë 218 partneritete publik privat. Megjithëse kërkohet nga ligji, analiza e vlerës nuk është bërë përpara miratimit të PPP-ve. Ndërkaq nuk ka një raportim të rregullt në lidhje me PPP-të . Kështu që duhen zhvilluar kapacitetet për të planifikuar dhe vlerësuar PPP-të.

Please follow and like us: