Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: 1 Qershori dhe të drejtat e fëmijëve!

Fotografia e Nora Malaj

 

E shtrenjta ime Soleil!

Sot për ty është një ditë shumë e veçantë dhe e bukur! Po jo vetëm për ty, po për të gjithë fëmijët që rriten kudo në botë, sot është 1 Qershori , festa e fëmijëve, e qënieve mē të bukura e më të pafajshme në botë! Teksa mësoje vjershën, që do ta recitoje në kopësht, më pyesje se çfarë është Konventa, atë që ti e thua në vargun e fundit, te të drejta e mia!

U mundova të ta shpjegojë sesi ca teta dhe xhaxha u mblodhën për të shkruar një libër ku çdo fëmijë ka të drejtē të ketë një emër, të ketë një shtëpi, të jetojë me prindërit e tij, ka të drejtë të shkojë në kopësht, të ushqehet mirë, të luaj, të mos vuaj, të shkojë te doktori kur është sëmurë, të shkojë në këndin e lojrave, të mos e rrahin dhe as të mos i bërtasin dhe shumë të drejta të tjera që janë shkruar te ky libër. Pasi më dëgjove me vemendje në fund më the ‘po ky qenka libër magjik, o nëna’! Po, të thashë. Më pe si me mosbesim, pastaj vazhdove të recitoje vjershën. Në fund më the, ‘po Greisi që babi i ka shkuar në qiell, kush do t’ia realizojë këto të drejta’?!

Apo si hirushja te përralla, që do vij një princ e ta marri?

Buzëqeshja, ndonëse e kuptova që ti me atë mendjen tënde të vogël doje t’i jepje një zgjidhje kësaj situate të dhimbshme.

Po e mira ime, Grejsit dhe të gjithë fëmijëve si ajo, ne të gjithë duhet t’i japim shume dashuri, që të mos ndjehen të braktisur, po të gëzojnë bashkë me ne.

Hajde pra, më the, të marrim atë kukullën dhe t’ia dhurojmë. Dhe kështu bëmë. Ti ishe shumë e lumtur e fytyra të shkëlqente nga dashuria. Teksa shkonim në kopsht, e në çantēn së bashku me sendet e tua personale kishe futur dy kukulla, një Elsa për vete dhe një Ana për Gresin dhe tërë rrugës përsërisje vjershën që ta thoje pa gabime, brenda vetes ndjeja se bashkë me rritjen, t’i po kuptoje që kjo bota duhet të jetë më e mirë, që të ketë sa më shumë paqe, dashuri e mirēsi , ku të gjithë fëmijët të rriten pa urrejtje, pa përbuzje dhe si një bekim i madh nga Perëndia , dashuria e njerëzve dhe mirësia… Ecnim të dyja dhe t’i ishe shumë e lumtur, se teta Irena të kish qepur një fustan si Elsa, personazhi yt i preferuar i përrallave dhe se së bashku me Greisin, Gregun, Donën, Marinin do të festonit 1Qershorin! Qofsh përherë e lumtur dhe e gëzuar e mira ime!

Gëzuar festën më të bukur, së bashku me të gjithë fëmijët kudo që janë!

“ Një fëmijë ka nevojë për…një zemër të duruar për ta dëgjuar atëdhe jo një mendje të ndritshme për ta kritikuar atë, për krahë të hapura që e pranojnë atë dhe jo sy të rreptë që i shohin gabimet e tij, duart e sjellshme që e drejtojnëdhe jo një zë i fortë që e urdhëron.

Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tri gjëra: të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jetë gjithmonë i zënë me diçka dhe të dijë të kërkojë me gjithë forcën atë që dëshiron”.

Gëzuar 1 Qershorin, e shtrenjta ime dhe ju fëmijë kudo që jeni!

1 Qershori dhe të drejtat e fëmijëve! E shtrenjta ime Soleil 🌞sot për ty është një ditë shumë e veçantë dhe e bukur! Po jo vetëm për ty , po për të gjithë fëmijët që rriten kudo në botë , sot është 1 Qershori , festa e fëmijëve , e qënieve mē të bukura e më të pafajshme në botë! Teksa mësoje vjershën , që do ta recitoje në kopesht, më pyesje se cfarë është Konventa, atë që ti e thua në vargun e fundit , te të drejta e mia! U mundova të ta shpjegojë sesi ca teta dhe xhaxha u mblodhën për të shkruar një libër ku çdo fëmijë ka të drejtē të ketë një emër, të ketë një shtëpi , të jetojë me prindërit e tij, ka të drejtë të shkoj në kopësht, të ushqehet mirë, të luaj , të mos vuaj, të shkoj te doktori kur është sëmurë, të shkoj në këndin e lojrave, të mos e rrahin dhe as të mos i bërtasin dhe shumë të drejta të tjera që janë shkruar te ky libër. Pasi më dëgjove me vemendje ne fund më the po ky qenka libër magjik , o nëna. Po të thashë. Me pe si me mosbesim , pastaj vazhdove të recitoje vjershën. Në fund më the , po Greisi që babi i ka shkuar në qiell , kush do t’ia realizojë këto të drejta??!!! Apo si hirushja te përralla, që do vij një princ e ta marri ? Buzëqeshja, ndonëse e kuptova që ti me atë mendjen tënde të vogël doje t’i jepje një zgjidhje kësaj situate të dhimbshme . Po e mira ime , Grejsit dhe të gjithë fëmijëve si ajo , ne të gjithë duhet t’i japim shume dashuri , që të mos ndjehen të braktisur , po të gëzojnë bashkë me ne. Hajde pra , më the , ti marrim atë kukullen dhe t’ia dhurojme . Dhe kështu bëmë. Ti ishe shumë e lumtur e fytyra të shkëlqente nga dashuria. Teksa shkonim në kopsht ,e në çantēn së bashku me sendet e tua personale kishe futur dy kukulla , një Elsa për vete dhe një Ana për Gresin dhe tërë rrugës përsërisje vjershën që ta thoje pa gabime, brenda vetes ndjeja se bashkë me rritjen, t’i po kuptoje që kjo bota duhet të jetë më e mirë , që të ketë sa më shumë paqe , dashuri e mirēsi ,ku të gjithë fëmijët të rriten , pa urrejtje, pa përbuzje dhe si një bekim i madh nga Perendia , dashuria e njerëzve dhe mirësia … Ecnim të dyja dhe t’i ishe shumë e lumtur, se teta Irena të kish qepur një fustan si Elca , personazhi yt i preferuar i përrallave dhe se së bashku me Greisin , Gregun, Donën ,Marinin do të festonit 1Qershorin! Qofsh përherë e lumtur dhe e gëzuar e mira ime ! Gëzuar festën më të bukur ,së bashku me të gjithë fëmijët kudo që janë ! “ Një fëmijë ka nevojë për..një zemër të duruar për ta dëgjuar atëdhe jo një mendje të ndritshme për ta kritikuar atë,për krahë të hapura që e pranojnë atë, dhe jo sy të rreptë që i shohin gabimet e tijduart e sjellshme që e drejtojnëdhe jo një zë i fortë që e urdhëron.- Një fëmijë mund t'i mësojë një të rrituri tri gjëra: të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jetë gjithmonë i zënë me diçka, dhe të di të kërkojë me gjithë forcën atë që dëshiron.”Gëzuar 1 Qershorin e shtrenjta ime dhe ju fëmijë kudo që jeni! 🙏🙏❤️❤️⭐️🙏

Posted by Nora Malaj on Friday, May 31, 2019

Please follow and like us: