Albspirit

Media/News/Publishing

Album dhe prezervativë, Miley Cyrus thyen tabutë dhe jep lajmin e papritur

Sapo ka publikuar një CD me gjashtë këngë, të cilën e ka titulluar “She Is Coming”, (Ajo po vjen). Që nga titulli, që provokon duke qenë me dy kuptime, tek tekstet e këngëve ku s’ka censurë, duket se Miley Cyrus ka vendosur të rikthejë personazhin rebel që e vuri në qendër të vëmendjes kur doli nudo tek klipi i këngës “Wrecking Ball”. Por, ndërsa është e zakonshme që bashkë me një album të ri artistët të hedhin në treg edhe produkte në lidhje me të për fansat e çmendur, Miley ka vendosur që përveç bluzave dhe këtyre gjërave të zakonshme, të hedhë në treg edhe prezervativë me emrin e albumit pra, “She Is Coming” (Ajo po vjen) që bën kaq shumë sens. Prezervativët kushtojnë 20 dollarë secili pasi, siç dihet, se çfarë titulli është i shkruar në letrën e paketimit është shumë e rëndësishme për mbrojtjen. Ka edhe shumë produkte të tjera, si përshembull bluza ku shkruhet një prej vargjeve më shenjuese të albumit të ri, ajo në këngën “Cattitude” ku Miley thotë: Është përmbledhja e parë muzikore e Miley-t pas “Younger Now” në 2017-ën, që ishte një variant më romantik i saji, në kohën kur sapo ishte rikthyer me bashkëshortin e saj aktual, Liam Hemsworth.

Please follow and like us: