Albspirit

Media/News/Publishing

Anthony Joshua pëson humbjen më shokuese në 30 vjet boks

Anthony Joshua është shkatërruar nga numri 19, i pashpresë para ndeshjes, Andy Ruiz Jr, në atë që është rezultati më tronditës në historinë e boksit. Kampioni i WBA, IBF e WBO është rrëzuar nga froni pasi pësoi katër KnockDown dhe u tërhoq nga arbitri Mike Griffin, përpara mbylljes së raundit të shtatë. Anthony Joshua është rrëzuar dy herë në ring në raundin e tretë, duke krijuar befasinë më të madhe përballë kalifornianit 29-vjecar Ruiz, që i krijoi rivalit dështimin më të madh në karrierë. Ai kuotohej 25/1 për të mposhtur mbretin e WBO, WBA e IBF Joshua, por ai bëri të mundur atë që besohej se ishte e pamundur. “Dua të falenderoj Zotin për fitoren – tha Ruiz. Kjo është ajo për të cilën kam ëndërruar dhe punuar fort”. Ekzaktësisht si Joshua e kishte parashikuar, veprimi i parë i Ruiz ishte imponimi në ring. Joshua e nisi luftimin me ngacmime të ngadalta me të majtën, por ishte një taktikë e rrezikshme që Ruiz e paralajmëroi me goditje të forta, se kurora e tij ishte në rrezik.

Embedded video

Queen Cynthia 👸@Cynthy_bae

It was Anthony Joshua’s first defeat in his career after winning 20 straight victories.

That guy didn’t give him chance at all.

297 people are talking about this

Heroi britanik goditi për herë të parë në shënjestër në 50 sekondat e fundit të raundit të dytë, në një kombinim dysh, përpara se të rrrëzonte Ruiz në të tretin me një uppercut, që u mendua se e ktheu ndeshjen në drejtimin e tij.

Por Ruiz tronditi botën pak sekonda më vonë duke e hedhur në tokë Joshua me një stil sensacional, me anglezin që u shpëtua nga gongu kur preku dyshemenë për herë të dytë, i numëruar deri në 8. Situata për Joshua u bë aq dramatike sa tifozët nisën thirrjet “oh Anthony Joshua”.

Madison Square Garden u trondit përfundimisht në raundin e shtatë kur AJ nuk mundi dot më të vazhdonte. Joshua pranoi se urren të ndeshet me boksierë më të shkurtër sepse ata janë të aftë të shmangen dhe futen poshtë krahëve, duke dhënë goditje në mjekër dhe Ruiz, 11 centimetra poshtë tij, bëri ekzaktësisht këtë. Kur e gjithë bota priste përballjet e mëdha, që kishin kohë që përfliteshin, me Wilder e Fury të gatshëm ta sfidonin, Joshua u rrëzua me zhurmë përballë një Ruiz, që tani do të jetë më i kërkuari për tu ndeshur nga pretendentët për të dominuar peshat e rënda në boks.

Embedded video

Duke Of Milan@jnr_ot

Look at what the Mexican Pot belly shack did to Anthony Joshua while ya’ll were asleep 😂🤣😭

“This is your King?!” 💔

517 people are talking about this
Please follow and like us: