Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Basha: Koha për lojërat e Ramës ka marrë fund

Gjatë fjalës së tij para protestuesve të grumbulluar tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, kryedemokrati Basha u shpreh se Koha për lojërat e Edi Ramës ka marrë fund, e se nuk mund të pranohet më ai dhe banda e tij, rë cilët sipas kreut të PD, mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës. “Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik! Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojrat e Edi Ramës po merr fund”, u shpreh Basha. Më tej kreu i PD, theksoi se kryeministri Rama lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit sot në Lezhë. “Kufoma politike që i dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht”, u shpreh Basha.

Please follow and like us: