Albspirit

Media/News/Publishing

Ergys Kaçe: Sa herë vjen një trajner i ri lojtarët japin maksimumin

Mesfushori i kombëtares shqiptare Ergys Kaçe doli sot në një konferencë për media nga Frankfurti, ku foli mbi ndeshjen e së shtunës ndaj Islandës. Kaçe tha se sistemi dhe skema e lojës nuk përbëjnë problem, ndërsa shtoi se nëse do të luajë titullar do të jap 100 për qind nga vetja. “Ne e dimë se Islanda është një skuadër e fortë dhe ka lojtarë të mirë, por edhe në si skuadër jemi të mirë dhe me kualitet, besoj se po të jemi 100% në fushë dhe të luajmë si skuadër, besoj se do fitojmë. Besoj sa herë vjen një trajner i ri në skuadër, lojtarët japin maksimumin. Kemi 10 ditë stërvitje shumë të mirë, jemi gati për ndeshjen dhe për tre ditë besoj se do të jemi edhe më shumë gati. Për mua nuk është problem sistemi i lojës, i kemi luajtur të gjitha. Nuk e di a do jem titullar por do nëse më fut trajneri do jem 100%”, tha Kaçe.

Please follow and like us: