Albspirit

Media/News/Publishing

Gent Cakaj: Ndryshime në konsullata, largohen 50 diplomatë dhe 20 Konsuj Nderi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në një deklaratë për mediat  u shpreh se do të largohen nga detyra rreth 50 diplomatë si dhe 20 konsuj nderi.

Cakaj paralajmëroi se 80% e konsullatave të Shqipërisë në botë do të ndryshojnë për shkaqe strukturash dhe për rritje nevojash, teksa nënvizoi se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë mbi 50 përqind e pasaportave diplomatike të Shqipërisë do shpallen të pavlefshme.

“Qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte dhe avancimi në detyrë, dëshmim profesional. Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci. Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se 80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelizëm as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë mbi 50 përqind e pasaportave diplomatike të Shqipërisë do shpallen të pavlefshme”, tha ministri Cakaj.

Please follow and like us: