Albspirit

Media/News/Publishing

Sinan Kërpaçi: TRINOM

Fotografia e Sinan Kërpaçi

Moshë biologjike,
moshë politike,
dhe midis moshave –
karrige
në Shqipëri.

I plaku të trija Plaku dixhital!

E plakur e Djathta, e plakur e Majta.
Për dy moshat dhe karrigen
në Atdheun tim shemben pengesat,
si një bashkim
për trinomin e së keqes
shtrihen ura

pa lënë më gjë të keqe
pa lidhur me komunikim
dhe jo me pranga
te Burgu im
në dy diktatura.

Qershor 2019.

Please follow and like us: