Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Kur duan të të shpërfytyrojnë dhe perversitetin e paraqesin si art!

Fotografia e Nora Malaj

Tërmeti i parë ra para katër ditësh, kur shtëpi të tëra në qarkun e Korcës u shembën, u krisën e shumë njerëz, gra e burra, fëmijë, të moshuar gjenden në çadra për të kaluar natën e ende janë të frikur nga lëkundjet e herë pas hershme dhe fati i tyre që ende nuk di si do jetë nesër pasi pasiguria ka pllakosur kudo.
Tërmeti i dytë, jo natyror, po më i tmerrshëm se i pari, ishin shkrimet dhe denoncimet e mbrëmshme, ku gazetari gjerman Peter Tiede, i cili jo vetëm tronditi dhe tregoi me zë figurë, sesi mafia ka kapur pushtetitn, po shkaktoi tërmetin e radhës, duke treguar se tashmë këtu çdo gjë është kapur dhe shteti nuk funksionin, pas vetëm mafia drejton.
Tërmeti i tretë, jo natyral, ndodhi sot, kur qeveria hollandeze, vendosi përfundimisht dhe unanimisht, për dhimbjen tonë, që të mos votëbesojë Shqipërinë për hapjen e negociatave, duke treguar se ky vend është shumë larg të ndërtuari shtetin e së drejtës, pasi fjala e drejtë ka humbur në drejtim të paditur, nuk ekziston më dhe ky nuk është shteti i së drejtës, po i mafies e botës së krimit.
E si për t’i vënë kapak këtij realiteti zi e me zi, sot qytetarët e Tiranës Re, përballen me një tablo që as në ëndrrat më të çartura nuk do t’u shkonte në mend. Një murale e madhe, që zë tërë faqen e pallatit, ku dy të moshuar lakuriq, tërheqin njëri- tjetrin dhe ku burri i ka hedhur gruas së moshuar litarin në qafë si kular?!
Ajo që të lë pa frymë dhe që e kalon imagjinatën njerëzore është se si ka mundësi qe ky pis shgaravinist të ndyjë një mision historik të njerëzimit, raportin më human e njerëzor, duke e kthyer qenien humane në përçundimin më të madh dhe duke e trajtuar gruan, nënën, gjyshen, si një gjë pa vlerë-perversiteti është kthyer në art! Kjo është tragjedia më e madhe qe po i ndodh kësaj shoqërie, më ketë palo dhe perverse Rilindjes!
Kjo ishte e tepërt!!! Kjo nuk ka fjalë të rrefehet.. Kjo është tragjedia më e madhe qę mund t’i ndodh kësaj shoqëria! Fundi është prekur me dorë!

Please follow and like us: