Albspirit

Media/News/Publishing

Kleves Bitro: Shenja e Zotit me gazetarin gjerman dhe pse Rama duhet rrëzuar nesër…

Image result for rama ik

Data e 8 qershorit dihet të kthehet ne një ditë simbol, po aq e rëndësishme ndoshta edhe se data e themelimit të Partisë Demokratike. Publikimet e gazetarit mbase më të njohur tashmë për shqiptarët, gjermanit “Piter”, janë një shenjë profetike, e mbërritur në kohën e duhur për opozitën dhe gjithë popullin që proteston. Shenja e zotit me dërgimin e “Piterit” nga gazeta “Bild” është në vazhdimësi të shenjave të tjera në mbështetje të së drejtës së shqiptarëve për të demaskuar ata që neveritshëm i qeverisin duke u tallur rëndë me ndërgjegjen e gjithsecilit prej nesh. Shenja e zotit me publikimin e përgjimeve të mafies politike që drejton sot Shqipërinë nga një vend si Gjermania, është vazhdimësia e kontributit që ky shtet elitar në Europë jep për demokracinë dhe popullin tonë. Edhe Xibraka ishte shenjë e zotit përmes Gjermanisë, edhe deklarimet e Merkel se nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë pa ndryshim të kursit qeverisës, janë shenja e zotit që ndihmon qytetarët e ndershëm të vendit tonë, sepse nuk mund të hapin negociata ata që dërgojnë tonelata droge në Europë. Shenjë e zotit është fati i Saimir Tahirit, edhe rënia e avionëve të drogës në Divjakë dhe Ishëm po ashtu janë shenjë e zotit. Nëse Partia Demokratike është e ndërgjegjshme se zoti është me shqiptarët, nesër duhet të bllokojë Kryeministrinë dhe Parlamentin duke hyrë simbolikisht në katin e parë të këtyre godinave soç ndodhi me rastin e Zaevit në Maqedoni. Mbajtja nën kontrollin e protestuesve të disa godinave të rëndësishme qeveritare, parlamentare apo edhe mediatike siç ndodhi me Rtv në Beograd apo tjetërkund do të ishte plotësim i vullnetit popullor për të rrëzuar Edi Ramën dhe për të garantuar demokracinë. Nesër Lulzim Basha nuk mund të jetë më pak se Zaevi. Qytetarët shqiptarë nuk mund të jenë më pak kurajozë se ata maqedonas. Nesër vetë Zoti pret nga të gjithë që të tregojmë se i kemi kuptuar shenjat e tij. Na ka dërguar me dhjetëra mesazhe, ndërsa nesër ne të gjithë duhet t’i flasim e t’i themi se jemi dakord që Rama do rrëzohet në 8 qershor dhe rrëzimin e tij do e bëjmë ne. Nuk ka kthim pas…Zoti e ka bërë punën e tij, ne do bëjmë tonën…

Please follow and like us: