Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: Ata më thanë ik dhe unë ika

Featured Image

Kokën time të prerë
Në dorë ma dhanë
Dhe thanë
Ik!

Zorrët m’i nxorën
Dhe me to
M’i lidhën këmbët
Dhe thanë
Ik!

Mbusha gojën time
Me gjak
Xhepat me gjymtyrët
e mia dhe
IKA.

Please follow and like us: