Albspirit

Media/News/Publishing

Rektori i Kolegjit AAB, fitues i çmimit prestigjioz për letërsi “Naji Naaman”

Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa është shpallur fitues i sivjetmë i njërit prej çmimeve kryesore prestigjioze ndërkombëtare për letërsi “Naji Naaman 2019”, në Liban. Çmimi “Naji Naaman” është çmimi më i lartë ndërkombëtar që ndahet në këtë shtet për krijuesit nga mbarë bota. Në njoftimin zyrtar të bërë në tri gjuhë, kryetari i jurisë ka bërë të ditur se në konkurrencë për këtë çmim kanë qenë 2386 shkrimtarë nga gjashtëdhjetë e shtatë vende të botës. Ky është edhe një sukses i poetit kosovar, Lulzim Tafa i cili me krijimtarinë e tij ka depërtuar kudo në botë. Tafa poezitë e të cilit po vlerësohen anë e kënd botës është njëri ndër poetët tanë më të njohur dhe me të përkthyer. Ai është përkthyer në disa gjuhë të botës përfshirë edhe gjuhën arabe si dhe është përshirë në shumë antologji të letërsisë botërore. Çmimi “Naji Naaman” i shtohet listës së çmimeve të shumta ndërkombëtare të Tafës, duke e bërë atë njërin prej poetëve shqiptarë me më së shumti çmime ndërkombëtare për letërsi.
Rector of AAB College, winner of the prestigious prize for literature “Naji Naaman”
Rector of AAB College, Lulzim Tafa, is this year’s winner of one of the prestigious international prizes for literature “Naji Naaman 2019” in Lebanon. The award “Naji Naaman” is the highest international award that is shared in Lebanon for creators from all over the world. In the official announcement made in three languages, the jury president announced that there were 2386 writers from sixty-seven countries competing for this award. This is another success for Kosovo’s poet, Lulzim Tafa, who with his creativity has reached the hearts of many throughout the world. Tafa whose poems are appreciated all over the world is one of our most well-known and transcribed poets. His work has been translated into several languages ​​of the world, including Arabic and is included in many Anthologies of World Literature. The award “Naji Naaman” is added to the list of many international prizes of Tafa, making it one of the Albanian poets with the highest international literary awards.

Please follow and like us: