Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta e opozitës, ambasadorja gjermane: Të jetë paqësore. Urgjent dialogu politik

Para protestës së opozitës së bashkuar, Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz iu ka bërë thirrje palëve të angazhohen urgjentisht në dialog. Ajo gjithashtu shprehet se dënon dhunën  dhe bën thirrje për protesta paqësore. Ne reagimin e ambasadores gjermane shkruhet gjithashtu se “përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm”. “Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave”, shkruhet në komunikatë. Ambasadorja gjermane në Tiranë gjithashtu ka një porosi edhe për Policinë e Shtetit. “Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”, shkruhet në deklaratë.

Please follow and like us: