Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është mashkulli në krah të supermodeles Pandora Alijaj?

 

Hermes Nikaj

 

Pandora Aliaj është mjaft e njohur në shtetin fqinj Itali dhe në disa vende të tjera perëndimore, jo thjesht si modele, si pjesëmarrëse në shumë sfilata mode, por edhe për pasionin e veçantë të saj për t‘u marrë me biznes. Pandora ka qenë pjesëmarrëse në shumë verimtari artistike ku veçohet për bukurinë dhe hijeshinë femërore.

Që në moshë fare të vogël është marrë me balet dhe ka qenë mjaft e kërkuar nga trupat artistike me emër në disa qytete italiane.

Shumë kompani italiane dhe jo vetëm kanë përdorur imazhin e saj. E bukur, e shkolluar, me shumë ambicje për jetën e saj, Pandora kohë më parë, ka njoftuar fansat dhe ndjekësit e saj se shumë shpejt do të hapë biznesin e vet ku edhe këtu shpreson të ketë sukses ashtu si edhe në paradat e modës e veprimtari kulturore. Femra të tjera të bukura si dhe mjaft menaxherë të televizioneve më të njohura italiane janë njëheri edhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj.

Së fundi super modelja ka bërë disa pushime jashtë vendit ku ne kemi siguruar një foto ku ajo shfaqet krah një mashkulli, por pak dihet për të. Burime pranë nesh thonë se ai është një biznesmen i njohur. Pandora përflitet për një jetë luksi, por nuk dihet kush fshihet pas saj. Aktualisht ajo ndodhet në Torino.

Please follow and like us: