Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Një pyetje opozitës

Image result for protestat e opozites

Eshtë për të ardhur keq kur gjithë këto beteja, këto protesta masive, sot i ka shuar debati i një kuvendi karshi presidentit! Nëse Edi Rama do e kishte seriozisht dialogun, bashkëpunimin etj., do e kish bërë këtë me kohë. Presidenti është produkt i tij. Ashtu siç u përpoq të na mbushte mendjen me cilësitë a meritat e Ilir Metës, tani po bën të kundërtën. Krejt meit, i tronditur, nervoz, megjithëse ditë më ditë sa vjen e po shëndoshet, kryesisht nga koka, nuk po bën asgjë tjetër veç po tall bythën me një komb të tërë. Dhe sinqerisht është një absurditet kombëtar të dëgjosh se si gërthet kryeministri i vendit për presidentin. Dhe sinqerisht nuk e di se si kanë pushuar këto protesta e kullosin sytë para ekranit për të dëgjuar një budallallëk kombëtar.

Dy vite më parë ua bëri dhuratë shqipatrëve, duke menduar se po hiqte qafe një ujk të vjetër të politikës. Dhe është katandisur këtu, i bindur të na mbushi mendjen se sa vasal është Ilir Meta. Në fakt duhet t’u kërkoj ndjesë shqiptarëve se nuk ka putanizëm më të madh se kur një pjesë e klasës që drejton shtetin tall bythën me komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura. Nuk e di përse zgjedhin president shqiptarët kur nga ana tjetër tallin mender me të. Kur dëgjon që një ministre mbrojtje kryekëput politike nënçmon postin e lartë të shqiptarëve. E merrni me mend vet se çfarë mbrojtje territoriale mund t’i japim vendit në rast të një tensioni rajonal, se çfarë bindje kushtetute a ligji ka një dele rudë e dikasterit që garanton jetën dhe shtetin e shqiptarëve.

Por mua nuk më trishton kjo, që Edi Rama nuk e meriton atë post e kam kuptuar me kohë. Kam qënë i ashpër me krahun tim jo më me këtë zullapin që e ka mendjen të bëj parada mode se sa të unifikoj shqiptarët. Dhe do të jem i tillë sa kohë që shoh padrejtësi ndaj qytetarit, sa kohë që do shoh megallomanë dhe jo njerëz që vërtetë e duan vendin e origjinës sime. Ka mbaruar epoka Edi Rama opozitë. Deri sa u verifikuam faktin e manipulimit në masë, faktin e vjedhjeve të zgjedhjeve, nuk ka kthim mbrapa. Nuk ka marrëveshje qofshin këto të dala edhe nga presidenca.

Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Kaq dhe pikë. Lërini mënjanë dhe shpjegimet hajvanë studiove, mbi preçedentin, se gjoja mbas dy viteve kështu mund ta bëj edhe Edi Rama. Ta dini se nëse edhe ju i vidhni zgjedhjet ashtu, mirë ua bëfte. Por thelbi i gjithçkaje ku konsiston sfida, ku konsiston heqja dorë nga mandati është pikërisht iligjimiteti i tij. Kësisoj duhet ngritur në këmbë. U thamë shqiptarëve se ndër reformat janë sistemi zgjedhor, kufizimi i mandateve, president nga populli, aty qëndroni. Nuk ia vlen të dëgjosh broçkullat Edi Ramës Taulant Ballës dhe ndonjë blete tjetër që quan kriminale protestën e një qytetari demokrat…nga ana tjetër firmos në bordero legjitime shkarkimin e presidentit të të gjithë shqiptare. Janë ca paradokse sociale që duhet të vdesin një herë e përgjithmonë. Lërini mënjanë konferencat e shtypit.

Nuk ka këllqe Shqipëria të dëgjoj qyfyre deputetësh liste a memet e Rudinës. Sot duhej të ishte një ditë protestash masive për shkak se është bërë tërkuzë jeta e shqiptarëve. Europa, Europa, Junker, Mogerini, ka vepruar apo jo kushtetutshmërisht presidenti.? Ka apo nuk ka të drejtë komisioni pluralist në thonjëza kjo, i zgjedhjeve. Është çmenduri dikasteri se si një komisioner flet broçkulla karshi firmës dhe vulës. Sinqerisht çmenduri e kohës së bebelinove. Nuk e meriton Shqipëria jonë këtë vuajtje të përjetshme. Kur Edi Rama flet për burgun e munguar të Lul Bashës, në kohën kur ka rënë brenda vet me kohë. Pyetja ime është e thjeshtë, a ka opozitë? Apo gallatë deklaratash. Ngutje për ndonjë marrëveshje të vonë etj. Kjo nuk është e ndershme. Nuk është opozitare, por zgjatja e pushtetit një dallkauku, një çibani që kurrë mos e pastë për rrisk ai vend.

Please follow and like us: