Albspirit

Media/News/Publishing

Alketa Çela befason francezët në Lion

Sopranoja e njohur shqiptare Alketa Çela ka ngritur në këmbë publikun francez me intepretimin e saj të jashtëzakonshëm. Në koncertin e mbajtur pak kohë më parënë “Chapelle de la Trinité”, një vend i mrekullueshem dhe që sjell krenari për qytetarët e Lionit, sopranoja mahniti publikun me vokalin e veçantë. Vlerësimet nga kritika dhe publiku ishin në nivelet më të larta, duke ngritur maksimalisht figurën e saj dhe emrin e vendit tonë në botë. “Një moment i madh, mahnitëse, e jashtëzakonshme, pianiste dhe sopranoja në osmoze artistike”. Me këto fjalë publiku francez vlerësoi sopranon shqiptare. Ajo është një soprano e njohur, e cila ka prekur skena të rëndësishme ndërkombëtare. Ka interpretuar disa prej roleve më të njohura dhe të vështira operistike të repertorit të Verdit, Massenet, Gounod, Giordano në Operat më të njohura Evropiane si Lyon, Berlin, Hammburg, Paris, Mogador, Teatri Mbreteror, Teatri La Monnaie Bruksel, Marseille etj.

Please follow and like us: