Albspirit

Media/News/Publishing

Kush janë 13 të arrestuarit në Elbasan?

Disa pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan janë arrestuar si dhe janë shpallur në kërkim nga policia e Shtetit gjatë operacionit të koduar “Krasta”. Përveç tyre në pranga ka rënë edhe i shumëkërkuari Suel Çela dhe miku i tij Endri Çopja, të cilët janë anëtarë të grupit rival me Çapjat në qytet dhe miq të dhëndrit Sokol Sanxhaktari të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Por kush janë shtetasit e arrestuar në këtë operacion?

  1. Florenc Çapja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagja “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Për Proçedimin Penal nr. 627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :

  1. Endri Çopja,30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.
 Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:
  1. Ervis Bardhi, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.
  2. Etien Cani, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a,

  1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
  2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
  3. Andrea Nathanaili,67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
  4. Suela Musta,40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
  5. Izmir Hajdari,51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
  6. Artan Drazhi,34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
  7. Shkelqim Sula,38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
  8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë,
Please follow and like us: