Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti, libri i dymbëdhjetë në italisht

Fotografia e Irma Kurti

Poetja e njohur Irma Kurti sapo ka botuar librin e dymbëdhjetë në gjuhën italiane, çka është një sukses për vetë atë, por edhe për letërsinë shqipe. Libri i saj i dymbëdhjetë në gjuhën italiane titullohet “In una stanza con i ricordi” (Në një dhomë me kujtimet” nën siglën e Shtëpisë Botuese ‘Pedrazzi Editore’. Më poshtë statusi i poeteshës Irma Kurti, në shqip dhe italisht.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju një tjetër sukses në rrugën time krijuese: Botohet libri im i dymbëdhjetë në gjuhën italiane titulluar: “In una stanza con i ricordi” (Në një dhomë me kujtimet” nën siglën e Shtëpisë Botuese Pedrazzi Editore. Falenderoj, si gjithnjë, prindërit Hasan Kurti dhe Sherife Mezini që më kanë shoqëruar në çdo kilometër të udhëtimit tim letrar. Më mungon shumë që nuk mund të ndaj më me ta gëzimet dhe trishtimet, kënaqësinë e botimeve dhe çdo mendim timin të përditshëm. Një falenderim i shkon, edhe kësaj here, fotografit Biagio Fortini për imazhin fantastik të kopertinës. Së fundi, por jo më pak i rëndësishëm falenderoj botuesin Fabio Pedrazzi për korrektesën, xhentilesën dhe durimin për të nxjerrë në dritë krijesën time të re.

——————-

Ho il piacere di condividere con voi un nuovo successo nel mio percorso letterario: È stato appena pubblicato il mio dodicesimo libro in lingua italiana intitolato: “In una stanza con i ricordi” di Pedrazzi Editore. Ringrazio, come sempre, i miei amati genitori Hasan Kurti e Sherife Mezini, che mi hanno accompagnato in ogni kilometro di questo lungo viaggio letterario. Mi manca tanto di non poter condividere con loro le gioie e le tristezze, la soddisfazione delle pubblicazioni e ogni mio pensiero quotidiano. Un grazie speciale, anche questa volta, va al fotografo Biagio Fortini per la bellissima immagine della copertina! Infine, ma non meno importante, vorrei ringraziare il mio editore Fabio Pedrazzi per la correttezza, gentilezza e pazienza per portare alla luce questa mia nuova creatura.

Please follow and like us: