Albspirit

Media/News/Publishing

Doli në përgjimet e Bild, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Twitter, teksa emri i tij ka dalë në përgjimet e publikuara nga Bild mesditën e së hënës.

Rama i bën thirrje Prokurorisë që të vijojë intensivisht hetimet, në mënyrë që, siç thotë ai, të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit.

Edi Rama: Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24  Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë, do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!

Please follow and like us: