Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Kur faktet flasin!

Image result for pergjimet e bild

Mbrëmë faktet folën. Njerëzit votuan.
83 për qind pranuan se votimet janë manipuluar.
Ato që u dëgjuan mbrëmë me zë e figurë, me emër e pozicion, treguan edhe një herë se tashmë kjo qeveri është ilegjitime dhe jo funksionale.
Tabloja e varfërisë, e ulur këmbëkryq në fshatrat, ku 42 për qind e njerëzve janë të varfër, e ka bërë edhe më tragjike këtë batërdi elektorale.
E kur të vërtetat dalin në dritën e diellit dhe në temperaturën e nxehtë të qershorit, kuptohet se bataku ku ka rënë ky kryeministër i ikur, duhet të kuptohet nga të gjithë se ai po i bënë dëmin më të madh këtij vendi.
Tashmë vala tjetër e tmerrshme, mbi rishikimin e lëvizjes së lirë po bien si këmbana alarmi për situatën dramatike që ka kapur Shqipërinë.
Qeveri e kapur, kryeminister i kapur, institucione të kapura, Parlament i kapur, KQZ e kapur, polici politike e kapur, qytetarë të blerë, institucionet e pavarura të kapura dhe jeta e qyetarëve në kufitë e mbijeteses.
Në këtë tablo trishtimi, ku blerja, shtitblerja dhe neodiktatura që po instalohet me shpejtësi, po e bëjnë ketë realitet të frikshëm dhe ajo që sot drejton Shqipërinë nuk është qeveria, po ortakëri me krimin.
Tani faktet janë ato që flasin. Tashmë qetësi në Shqipëri nuk ekziston. Vendi lëngon nga kriza më e madhe që ka ndodhur ndonjëhere në këta 29 vjet. Instalimi i neodikaturës me bekimin e krimit të organizuar. Shqipëria e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Konicës, Fishtës, Agollit dhe të gjithë atyre që e deshën e sakrifikuan për këtë vend të bekuar, po më këtë politikë të mallkuar, nuk e meriton! Jetojmë në ditët kur gjithkush që e ndjen veten atdhetar dhe shqiptar, duhet të reagojë ndaj tragjedisë që po i ndodh vendit tonë!

Please follow and like us: