Albspirit

Media/News/Publishing

Babicari masakron gruan me levë, detajet e para të policisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Babicë në Vlorë, këtë mesditë, ku viktimë ka mbetur një grua. Policia jep informacione zyrtare mbi konfliktin, por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes makabre. Mësohet se burri ka goditur disa herë me leve në kokë dhe fytyrë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur.

INFORMACIONI PARAPRAK 

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S. E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Please follow and like us: