Albspirit

Media/News/Publishing

Linda Prendi: Rrugëtimi i ‘Starpeople Magazine’

Image result for ‘Starpeople Magazine’

Ky status mund të konsiderohet pa frikë një përpjekje e ndjerë aq rrallë nga unë dhe prej meje! Por si gjithnjë ndjesitë kaq të forta ndahen me njerëzit-miq, dashamirës, premtues e besues: ‘Krijesa’ ime ‘Starpeople Magazine’, me numrin e korrikut, do të jetë numri i fundit për mua! Por fatmirësisht jo për ‘Starin’, jo për ju miqtë e përhershëm të lindjes dhe rritjes së kësaj krijese, por as për të rinjtë që na u bashkuan së fundmi.
‘Star’ do rrugëtojë sërish. Madje edhe më tej drejt shkëlqimit. Jam e sigurt! Se, jo vetëm ka themele të forta dashurie, por edhe besimi!
‘Star’ ishte sfidë ecjeje, ndjesi perceptimi, gjurmë vetëdijeje; ishte, si të thuash, gjithçka mund të formësoja në këtë vend dhe prej këtij vendi!
“Star” për mua ishte fiks yll; ai ylli i madh që i ngjan pabesushmërisht Diellit, që me të gjitha mundësitë e mia rrëmbeva rreze dhe solla për ju, për ne, për këdo që më besoj dhe e besoi!
Unë mund të flas pa fund jo vetëm për Star-in tim, por edhe për veten në këtë krijesë, po aq sa për bashkëpunëtorët e mi… Ndaj jam e detyruar t’i vë fre vetes, pikërisht në këtë përpjekje për të qenë në barazpeshë të gjithçkasë që shkëmbyem në këto vite bashkë!
Jam e lumtur për fatin e ‘Star’. Rrallë ndodh t’i gëzohesh një fati në duart e një kohe të trazuar, por ‘Star’ ka ardhur të jetojë gjatë dhe bukur! Të jetojë si ‘Dielli’ dhe si çdo yll tjetër që mision ka ndriçimin, thyerjen e errësirës, shpërndjarjen e Dritës…
Faleminderit që keni qenë me mua…
‘Starpeople Magazine’ do jetë, do vazhdojë, do ndriçojë…

 

Please follow and like us: