Albspirit

Media/News/Publishing

Aksident tragjik, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor, Korçë-Kapshticë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje. Si pasojë dy persona humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur rëndë gjatë aksidentit. Mësohet se ata kanë qenë këmbësorë kur dyshohet se janë përplasur nga një automjet, i cili më pas është larguar nga vendngjarja. Mësohet se viktimat janë A.G., 32-vjeçe dhe V.Ç., 34-vjeçe, ndersa femija i plagosur ende nuk është identifikuar. Fëmija i plagosur është transportuar në spital për mjekim në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në Reanimacion. Policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit pak pas aksidentit dhe ndodhet në komisariatin e Devollit. Bëhet fjalë për shtetasin O.B.,  i cili po drejtonte automjetin tip “ML”. Pas testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us: