Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Duka: 30 qershori tregoi krizën e numrave brenda mazhorancës

Pas mbylljes zyrtare të votimeve për pushtetin vendor, ajo që u konfirmua ishte pjesëmarrja shumë e ulët në votime. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.

Ai thotë se ata që nuk shkuan sot në votime kanë shprehur qëndrimin e tyre opozitar me mazhorancën. Kjo për Dukën nuk do të thotë se kriza politike tashmë do të zgjidhet.

Pjesëmarrja e ulët në votime është tregues i krizës së brendshme të mazhorancës që tregon se përse kryeministri Edi Rama refuzon të hapë rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme me qeveri tranzitore, sipas kreut të PAA.

Please follow and like us: