Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa sjell në Kosovë Miley Cyrus

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, nëpërmjet një videoje në llogarinë e saj në instagram, bën me dije do të sjellë në Kosovë, këngëtaren e famshme Miley Cyrus. Dua Lipa, tha se Cyrus do të vijë në Kosovë, në festivalin e Prishtinës që do të mbahet me 2 gusht. “Unë do të shkoj në Kosovë me Mbretëreshën e Kosovës”, shprehet Miley në videon e publikuar. Më herët është njoftuar se në këtë festival do të jetë edhe një prej Dj më të njohur në botë, Calvin Harris.

Please follow and like us: