Albspirit

Media/News/Publishing

Vida Kunora: Klipi im i parë u realizua me humoristin e shquar, Zef Deda!

Intervista/Flet këngëtarja e mirënjohur Vida Kunora

  • Mbaj distancë nga femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt

  • Jam ndodhur keq në Greqi kur kisha marrë fustanin dhe një sandale e tjetrën e kisha harruar

  • Kur vesh fustanin me flamurin kuq e zi në emigracion duartrokitjet nuk rreshtin

 

 

Rezultate imazhesh për albert zholi

 

 

Albert Z. ZHOLI

 

Një këngëtare e qetë në bisedë por shpërthyese  në skenë.  Hapat e para i hodhi në një koncert  në TVSH, pastaj në Festivalin  e Gjirokastrës dhe tashmë e sheh kudo ku ka emigrantë shqiptarë. Në yotube ka rreth 100 klipe e ndërsa në treg 6 albume. Thuajse ka kënduar në të 5 kontinentet  dhe ndihet  e plotësuar nga respekti i fansave. Kur vesh fustanin me flamurin kuq e zi në emigracion duartrokitjet nuk rreshtin  deri në fund të këngës.

 

Kur ke kënduar për herë të parë dhe kush të ka zbuluar si këngëtare?

 

Si çdo këngëtare dhe unë jam pikasur në bankat e shkollës fillore… Ishte mësuesi im qe me vuri ne dukje zërin tim dhe veshin muzikor.

 

Cila ka qenë kënga e parë që ke kënduar dhe ku?

 

Kënga ime e parë e debutuar në skene ishte një koncert në TVSH në vitin 1994 ku dola aq bukur dhe të nesërmen mora shumë komplimente e më pas erdhi festivali folklorik i Gjirokastrës ku u futa në radhën e këngëtareve të mira!

 

Kush të ka mbështetur në këtë rrugë?

 

Ne rrugën time më ka mbështetur familja veçanërisht mamaja ime e cila më priste e përcillte duke dalë përballë babit e vëllezërve të cilët nuk e përkrahnin dhe aq pasionin tim pasi jetonim në fshat dhe opinioni bënte të vetën.

 

Kur e keni realizuar klipin dhe albumin parë?

 

Klipi im i parë u realizua nga BBF me protagonist humoristin Zef Deda.

 

Me cilët këngëtare bashkëpunon më shumë?

 

Bashkëpunoj me shume kolegè e kolege me se shumti me Zef Beken, Arben Gjeloshin, Pëllumb Vrincen, Indrit Mliken, e shume te tjerë…

 

Sa klipe keni realizuar?

 

Në yotube kam rreth 100 klipe e ndoshta me shumë kam 6 albume në treg!

 

Cili është këngëtari juaj i preferuar?

 

Këngëtare të preferuar kam mjaft, por më mirë s’ po i përmend se më zemërohen tjerët.

 

Veshja juaj e preferuar në skenë?

 

Në skenë preferoj të jem serioze dua të kem prezencë e të tërheq vëmendjen sa të filloj të këndoj! Kur vesh fustanin me flamurin kuq e yi në emigracion duartrokitjet nuk rreshtin  deri në fund të këngës.

 

Cili ka qenë koncerti që mbani më shumë mend që ka pasur shumë sukses dhe spektatorë?

 

Koncertet i kam fatmirësisht të shumta më shumë jashtë shtetit po në kujtesë si më i suksesshmi mbetet në Australi në Aadelaide vitin e kaluar!

 

Kur jeni ndjerë më keq në skenë?

 

Ka dhe raste kur nuk jam ndjerë mirë-mirë në skenë kur zëri më ka ikur nga ndonjë ftohje po dhe njëherë në Greqi kur kisha marrë fustanin dhe një sandale e tjetrën e kisha harruar.

 

C’është dashuria për ju?

 

Dashuria për mua është një dimension i gjere është gjithçka pasi pa dashuri nuk ka frymë nuk ka jetë. Dashuria është bukuria e shpirtit është zëri i zemrës, lum kush e njeh dhe e përjeton pozitivisht me gjithë qenien e vet.

 

Me kë keni më shumë shoqëri me femra apo me meshkuj?

 

Shoqërinë e kam më shumë me meshkuj se ne emrat jemi xheloze për njëra tjetrën ( ha ha)

 

Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?

 

Tek një femër pëlqej karakterin, sinqeritetin dhe i adhuroj femrat që kujdesen për vetveten që kanë humor e shpirt pozitiv dhe mbaj distancë nga femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt!

 

Cili është mendimi juaj për femrat shqiptare?

 

Femrat shqiptare janë të forta dhe të zgjuara.

 

Çfarë raporti keni me cigaren dhe pijett alkoolike?

 

Nuk pi cigare as alkool, thjesht një gotë verë me miq zemre!

 

Ku preferoni t’i bëni pushimet?

 

Pushimet në Shqipëri se ndihem e plotësuar. Dhermiun e kam për zemër!

 

 Kënga e fundit dhe koncerti i fundit?

 

Kënga e fundit titullohet “ NDIZE” e re e sapo dale nga furra është pritur mjaft mirë dhe jam shumë e kënaqur dpasi më pëlqen pa masë !!! Koncertin e fundit e kam këtë të shtunë në Milano e pastaj aksion me dasmat !!! Flm pafund për të gjithë fansat dashamirësit e çiftet që këtë verë më kanë zgjedhe mua të jem pjeseëe gëzimeve të tyre të zemrës !

 

 

Please follow and like us: