Albspirit

Media/News/Publishing

“Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu botohet dhe prezantohet në Itali

Image result for "Loja, shembja e qiellit"
Sapo është publikuar në Itali nga Botimet Rubbettini romani “Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu, përkthyer në italisht nga Paolo Rago, me titullin “La rivincita” (Shpagimi).
“Loja, shembja e qiellit” ishte romani që i dha shkrimtarit Bashkim Shehu çmimin letrar “Balkanika” duke e çmuar si shkrimtari më i mirë i Ballkanit në vitin 2015.
“Loja, shembja e qiellit” meritoi çmimin special të jurisë të Prix Méditerrané Etranger, më 2018, pas botimit të tij në frëngjisht.
Më 27 qershor u bë edhe prezantimi i parë i këtij romani në Fano, në Itali, në prani të autorit Bashkim Shehu dhe me mbështetjen e prof. Matteo Mandala, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Passaggi”.
Romani “Loja, shembja e qiellit” u botua në shqip nga Botimet Toena në vitin 2013 dhe po gjatë këtij viti u vlerësua me çmimet: “At Zef Pllumi” dhe “Autori më i mirë i vitit”
Please follow and like us: