Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: Kundër kujt bëhet protesta e të hënës?!

Rama dhe Ruçi urdhëruan sot edhe pse në ditë pushimi, afrimin e punimeve të Kuvendit me 1 orë, dmth seanca nga ora 18.00 do të fillojë më orën 17.00, me arësyetimin që së paku u publikua nga mediat: Shmangia e punimeve të kuvendit nga protesta e paralajmëruar e opozitës e cila është thirrur në orën 20.00.
Pas këtij lajmi nga mazhoranca idhtarët e opozitës ngrehën natyrshëm veshët për të dëgjuar ndonjë mdryshim orari të protestës së tyre. Heshtje vorri
Ndoshta krerët e opozitës se kanë dëgjuar lajmin e mazhorancës se jamëmtë zanë.me organizimin dhe pregatitjen e fjalimeve! Ndoshta janë dakortësuar me ta dhe nuk e luajtën asnjë sekondë nga vendimi i tyre që protesta të zhvillohet në orët e vona të mbrëmjes.(!!!)
Natyrshëm që mua si një opozitar i qëndrueshëm, por wdje si një.vëzhguea politik i bëmendshëm më lindi një pyetje “absurde dhe e palogjikshme” : Po kundër kujt do të protestohet në orën 20.00 para Kryeministrisë?
Vetëm një përgjigje “të arësyeshme” gjeta: Ndoshta krerët e opozitës kanë ra n’dashni me ndezjen e celularëve.😅😭
Por pa dyshim që më shkoj mëndja edhe më larg. Mu kujtua një histori që e kam dëgjuar që kur kam qënë fëmijë, po i bie shkurt se koha për lexim ka avullue me kohë lene ma në këto temperatura të çmendura: Dy fise me emër në Gjakovë kishin vite që kishin ra në gjak me njëri-tjetrin dhe pushka ndërmjet tyre nuk ndalej. Darkave vonë të parët e fiseve mblidheshin nëpër gosti të shtrejta dhe pyesnin njani tjetrin: Sa qen tu vranë ty sot?
Nja katër.
Po ty?
Sot kena pshtue mirë, po mos u mërzitni burra se ka nesër prapë.

Please follow and like us: