Albspirit

Media/News/Publishing

Eliot Engel u takua në Shkup me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi

 

Image result for engel me talat xhaferi

Shkup, 7 korrik 2019 – Ligjvënësi amerikan dhe Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, u prit sot në Shkup nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në një komunikatë për shtyp të kabinetit të z. Xhaferi thuhet se kongresisti Engel ka shprehur mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe e ka përshëndetur përcaktimin e Shkupit për krijimin e marrëdhënieve të mira me vendet fqinje dhe guximin e udhëheqjes aktuale për zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.

Ndërkaq zoti Xhaferi e ka vlerësuar lart kontributin e ligjvënësit amerikan për paqen e qetësinë në rajon dhe për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Të shtunën mbrëma Kongresisti Engel është takuar me Kryeministrin Zoran Zaev.

Autoritetet maqedonase shprehen mirënjohëse për letrën që kongresisti Engel dhe kolegu i  tij Michael McCaul i kanë dërguar Sektrearit të Shtetit, Mike Pompeo, përmes së cilës i bënë thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara që të mbështetin Maqedoninë e Veriut në rrrugën e integrimeve euro-atlantike.

Shkupi e konsideron Amerikën si një partner të rëndësishëm strategjik në rrugën e zhvillimit e integrimit në strkturat euro-perëndimore. (r.m.)

Please follow and like us: