Albspirit

Media/News/Publishing

Micotaqis: Do jem kryeministri i të gjithë Greqisë

Pas fitores bindëse, Kyriakos Mitsotakis ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka falenderuar të gjithë qytetarët që e votuan. Ai tha se ky vendim i popullit, për të është një shtysë për të vazhduar përpara, e ndërsa theksoi se do të jetë “kryeministri i të gjithë Greqisë”. “Unë do të jem kryeministër i të gjithë Greqisë dhe do të punoj shumë fort që të bind edhe qytetarët që nuk na votuan. Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare, qëndroj modest ndaj vendimit të popullit, por edhe marr forcë për të nesërmen”, tha Mitsotakis.

Please follow and like us: