Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Faleminderit Ati i Shenjtë që Shqipëria është gjithmonë në lutjet e tua!

Fotografia e Nora Malaj

Me besimin e madh e të palëkundur në Zot, iu drejtova kohë më parë me një letër Atit të Shenjtë, me shpresë e përulësi, që Shenjtëria e Tij të lutej për vendin tim.
Gjithnjë kam besuar dhe do të vazhdoj të besoj, se nëse të gjithë do të përcjellim energjinë pozitive dhe dashurinë për vendin, për njëri- tjetrin dhe për fëmijët tanë, forca e lutjes do të na japë vendin që meritojmë.

Sot sapo mora përgjigjen se lutja ime ka mbërritur tek Ati i Shenjtë dhe ai Shenjtëria e tij, Shqipërinë e ka përherë në Lutje!
Faleminderit Ati i Shenjtë që ma ndriçove këtë orë, si një shpresë për vendin ku unë u rrita dhe ku do të jetoj deri në fund të jetës!

Po i publikoj të dy letrat, e bindur që Zoti do të na ndihmojë!

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: