Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Dilema e përjetshme mes zemrës dhe trurit

Fotografia e Xhoi Jakaj

 

Jeta jonë ka marrë furi të jashtëzakonshme dhe të gjithë përfshihemi në një turravrap të pakontrolluar sa ndonjëherë harrojmë që gjëja më e rëndësishme në këtë botë konglomerate, të mbushur me info nga më të shpejtat e në kohë reale, është ajo pjesëza me e shtrejtë e shpirtit…DASHURIA…

Lexoni një pjesëz nga hulumtimi shkencor kur mbroja gradën Doktor i Shkencave. Është shumë interesant dhe ua sugjeroj sot atyre që kanë harruar të marrin librin me vete aty ku po bëjnë pushimet.

 

Zemra trurin apo truri zemrën, cila komandon tjetrën…?!

…Deri sot, kemi besuar se truri ynë e paralajmëron rrezikun dhe i kërkon zemrës të rrahë më shpejtë. A thua kjo ndodh gjithmonë?

Kush është më e fortë, zemra apo truri? Kjo është ajo që ndodh kur vdesim.

Falë hulumtimeve të shumta, zhvillimit të shkencës si dhe përvojës së përditshme njerëzore sot është e mundur të kuptojmë fare mirë zhvillimet e botës së brendshme të trurit…Një studim i ri tregon një lidhje midis shëndetit të zemrës dhe të trurit. Rezultatet tregojnë se njerëzit, zemra e të cilëve pompon pak gjak, shfaqin plakje të trurit…dhe vdekjen e tij…?!

E në fakt biologjikisht zemra krijohet para trurit të fetusit dhe fillon të rrahë që nga momenti i formimit e deri në vdekjen e njeriut.

Po çfarë ndodh kur vdesim?

Hulumtuesit janë përpjekur për të sqaruar këtë mister dhe në momentet para vdekjes një zemër luan rol qendror, ndërsa studimet e fundit pohojnë se para se të ndodh vdekja, truri dërgon sinjale në zemër e cila pastaj shkakton dëme të pakthyeshme të organeve dhe vdekje.

Kur shkencëtarët bllokuan sinjalet, zemra ka jetuar më gjatë.

E pra kush është më e fortë? Zemra apo truri? Dilema vazhdoi…

Ndërsa shkencëtarët nuk mund të përcaktojnë të dhënat faktike, ne mund të besojmë vetëm në tregimet e atyre që kanë vdekur klinikisht dhe pastaj janë kthyer përsëri në jetë.

Përvojat e tyre janë përjetuar nga vdekjet klinike dhe nuk kanë ndjerë ndonjë gjë.

Ne nuk e dimë ku ata ishin, apo çfarë ka ndodhur me ta. Ata e dinë se ata ishin në gjumë, pastaj janë zgjuar.

Një i ri që koma e tij zgjati dy muaj rrëfen: …Unë isha i shtrirë në një krevat në spital, me monitorin të ndezur para meje, kujtoj fytyrën e mjekëve të cilët ishin duke qëndruar pranë meje. Kujtoj se u rrit tensioni dhe pamja e tyre ndryshoi, por nuk kujtoj në lidhje me mua gjë tjetër sepse rreth meje ishte gjithçka e mjegullt dhe pastaj çdo gjë u shndërrua në mërzi.

Asgjë nuk ishte zhdukur. Ajo ishte e mahnitshme dhe e qetë. U ndjeva në paqe. Gjëja tjetër është se unë kam hapur sytë e mi dhe kam dëgjuar mjekun të thotë ‘Ne e humbëm atë, ka rrezik të mos zgjohet kurrë’. Sakaq dëgjova britmat e prindërve e motrës… Unë u shemba një kohë. Frymarrja ime ndaloi, gjaku ndaloi të rridhte nëpër venat e mi, unë ndjeva veten duke rënë në një thellësi të pafund, e më pas në mendjen time unë bërtita dhe kërkova ndihmë. Së shpejti unë u ringjalla, por nuk e mbaj mend momentin e saktë kur ka ndodhur vdekja”, shkroi ai në ditarin e tij pas rikthimit nga koma e gjatë….

Nga mbidoza e heroinës, një vajzë vdiq dhe pastaj, siç thotë ajo ndjeu se ishte gjumë dhe pas dy ditësh u gjend në spital para mjekëve ku truri ishte bllokuar, nuk kujtonte asgjë po asgjë.

“Unë rashë përtokë gjatë një pune mbi skelë… Ata thonë se unë vdiqa. E vetmja gjë që më kujtohet është një orë para kësaj ngjarje fatkeqe dhe kujtesa tjetër që unë kam është se kur u zgjova pas dy ditë nga koma ishte fshirë aksidenti nga truri im… nuk kujtoja asgje prej gjeje”, pohon vajza e rrëzuar nga skela.

Këto ishin përjetimet e disa nga personave që kanë takuar vdekjen dhe janë rikthyer mes të gjallëve.

 

Po kush e urdhëron njeriun mendja apo zemra?

Kjo pyetje se herë na mundon, zemra na thote të veprojmë ndryshe në ca raste, situata, por mendja edhe logjika ta do ndryshe.

Ca herë njerëzit thonë “e bëra ashtu sië ma donte zemra” a është kjo se zemra do e urdhërojë?!…

Ka raste në jetë që zemra na thotë ndryshe e mendja ndryshe. Për shembull, një ditë të bukur pranvere, zemra na i do të dalim shetije, e mos të shkojmë në punë, por në anën tjetër truri nuk të le të veprosh në këtë mënyrë dhe na bind që duhet te shkojmë në punë.

A ka raste kur hera- herë çfarë do zemra, nuk e pranon truri?

Shpesh ndodh kjo gjë në dashuri per shembull, e shikon që djali apo vajza që do jenë gënjeshtarë ose janë jo korrektë, llogjika (truri) të thotë mos u shoqëro, lëre nuk është ky apo ajo për ty, por zemra thotë jo, se ajo ndjen dashuri, është në kundërshtim me çfarë truri (logjika) na sjell ndërmend. Pra zemra me trurin a mendojnë të njëjtën gjë në të njëtën kohe?!

E kush na shtyn të veprojmë siç duhet në jetë, nga kush stimulohet veprimi ynë, nga zemra apo truri?

Pse ca njerëz bëjnë siç ju do zemra, por predikojnë sië e do logjika (truri?), madje nga kjo ka dalë edhe shprehja popullore “bëj siç them unë. por mos bëj siç bëj unë”.

Shumicën e rasteve njerëzit nuk bëjnë siç ju do zemra, por sië e do llogjika, po kush mbetet më e fortë për të komanduar truri?

Zemra ka brenda ndjenjat, ndërsa truri ka brenda çfarë është e llogjikeshme, e arsyeshme, për të zgjidhur situatat apo çështjet e komplikuara dhe me rëndësi…

Por prap lind pyetja pse njerëzit kur të urojnë thonë “t’u bëftë fëmija çfarë të të doje zemra” e ky urim mbizotëron te shumë veta, ata mendojnë ose duan të veprojnë siç ju do zemra, e jo si ua do truri (logjika).

A janë njerëzit ca herë të frenuar të veprojnë sië ju do zemra? Padyshim, në të shumtën e rasteve….

A mendoni se një tru i dobët, mund të ndikohet nga zemra?

Po kur njerëzit luajnë bixhoz e kanë fituar një shumë të madhe parash, edhe është një rast i vetëm kur me vete thonë ‘o i humbim të gjitha ose i bëjmë ato dyfish…’ zemra thotë jepi, kurse truri thotë jo, mbase mund t’ia dalësh, edhe mund të mos i humbësh, në këtë rast, kush mund ta stimulojë veprimin e njeriut, truri apo zemra?

Disa herë ne jemi në pozitë, se nuk dimë si të veprojmë, herë të tjera ne duam të urrejmë, të mbajmë inate, të luftojmë etj, por zemra na thotë joooo…dhe dilema kush vepron e komandon mbi ne vazhdon…

Shkenca, biologjia qelizore, gjenetika së bashku me genet e saj vazhdojnë të hulumtojnë që të zbulojnë genin përgjegjës dominant, të pyetjes ZEMRA apo TRURI…

Fotografia e Xhoi Jakaj

PS: Fotoja është bërë në një ditë të shënuar të jetes sime ku as vetë nuk e dija kush duhet të më komandojë…

Please follow and like us: