Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada italiane: Kujdes gjatë protestës së sotme të opozitës

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada italiane këshillon qytetarët që të kenë kujdes gjatë protestës së opozitës.

“Të hënën, më 8 korrik, duke filluar nga ora 20:00, opozita do të zhvillojë një protestë në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit. Ju rekomandojmë të shmangni grumbullimet, të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të tregoni kujdes maksimal. Gjithashtu, duhet theksuar se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik në rrugët kryesore të hyrjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane

 

Please follow and like us: