Albspirit

Media/News/Publishing

Largimi i Ramës, opozita sërish në protestë

Opozita proteston këtë të hënë, pas 30 qershorit. Menjëherë pas procesit të votimit, Lulzim Basha mblodhi strukturat më të larta të PD dhe thirri të hënën protestën e radhës kombëtare. Pikërisht në ditën kur Parlamenti do të kërkojë shkarkimin e Presidentit. Protesta do të mbahet në dy stacionet tradicionale, Kryeministri dhe Parlament. Veç pjesëmarrjes, në këto ditë të nxehta korriku, sfida e radhës e opozitës, është lirimi ose jo i zyrave nga kryebashkiakët e djathtë. Lideri i opozitës, ftoi përmes një videoje që shqiptarët të bëhen bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit dhe përcolli mesazhin se nuk ka asnjë hap pas nga kërkesa për largimin e Ramës. Ndërkohë për këtë protestë më shumë se 1500 efektivë policie do të jenë në terren.

Please follow and like us: