Albspirit

Media/News/Publishing

Balada e Manolit, këngë popullore kretase

Image result for arqile garo

E vunë Manolin në vapor,
të bënte marinarin,
mirëpo kaloi një peshkaqen,
edhe i hëngri… gishtin!

E lanë Manolin në një cep,
të grinte kallamboqet,
kaloi një tjetër peshkaqen,
edhe i hëngri… këmbën.

I dhanë Manolit një lëndinë,
i falën një traktor,
dhe nga mërzia e vetmisë,
filloi t’i bjerë me… shishe.

Një ditë Manoli ruante,
demat dhe buallicat,
kaloi Maria që andej,
dhe ky i kapi… shtegun!

Sivjet Manoli shkoi në plazh,
me çadër arixhiu,
porse e kapi një katundar,
edhe në bythë e… uli.

Manoli na u bë aktor,
shkëlqente në tërë rolet,
por një gaforre kur e pa,
iu turr, i çorri… letrat!

U ngrit Manoli një mëngjes,
takoi dhe Aristidhin,
dhe shkuan tek gjitoneja,
për t’i kërkuar… borxhin!

Po kur njeriu bëhet plak,
nuk mund të hajë, të pijë,
as të vallëzojë nuk mundet më,
as ka takat të… flasë.

Përshtatje në shqip Arqile Garo, Janinë, tetor 2018.

Please follow and like us: