Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: EKZAPTACION

Rezultate imazhesh për emil asdurian

EKZAPTACION
(Stephen Jay Gould I)

Nëse çdo njeri nga ne, njerëzorët,
do të benim të njëjtën gjë, dashurinë ta ndërtonim si fole,
ngrohtë të ushqente, veten të mbrojë nga kërcënim i kobtë,
(oh, jo genet, a ndoshta shpirtin shprishur nga trazi e kohës),
atëherë do të duhej një model dhe
natyrisht, krejt natyrshëm një metodë,
shkencërisht e pranueshme a
ta lemë të vijë vetë kur vjen siç shkruar diku thellë,
brenda nesh ku nuk preket, as dihet, s’ndihet
që kur ajo frymë e parë, tkurrjen rrahëse i dha një indi,
që herë herë shpërthen e papërmbajtur,
nga prova me gabim të lindë diç më të mirë, në formë,
e për rrjedhojë, në thelb,
do kuptojmë se si çdo gjë lidhet më të njejtin ligj:

Ekzaptacion!

Çfarë gojës i dha buzë të ndjejë, para se të puthë!
Çfarë pores i dhe vesë të nuhasë pa prekur!
Çfarë dhëmbëve u dha forcë të mbajnë butë dhe
duarve gishtrinj të dëgjojnë e flasin me gjuhë tjetër!
Çfarë trupin e kthen në zog të fluturojë a në det të
zvarritet atje ku dikur u lind nga një psherëtimë zjarri,
ajo ndjesi ende e pakuptueshme që qenien ndez në specie
dhe gjithçka ndryshon për të dhe veten,
në varg lidhur shkak-pasoje, a kjo e fundit një pas një,
më shumë se çdo e vërtetë,
ajo q’është,
dikur aq e vjetër, me veprime dhe mundësi të reja,
m’e përtejme!

(Ekzaptacion, veçori që ndryshim sjell në vazhdim për çdo gjë lidhur me atë vetë).

Please follow and like us: